Komunikatë për shtyp

Back to top

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë nënshkruan Marrëveshje Trepalëshe Bashkëpunimi me Agjencia e Sigurimit të Depozitave në Shqipërisë dhe esisuisse (Fondin Zviceran të Sigurimit të Depozitave dhe Agjentëve të Tregtimit të Letrave me Vlerë)

Komunikatë për shtyp

Më datë 14 dhjetor 2015 Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK)  Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), dhe Fondi Zviceran i Sigurimit të Depozitave dhe Agjentëve të Tregtimit të Letrave me Vlerë (esisuisse) nënshkruan Marrëveshjen Trepalëshe të Bashkëpunimit. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, Znj. Violeta Arifi Krasniqi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Z. Genci Mamani, dhe Drejtori Ekzekutiv i esisuisse, Z. Patrick Loeb. Ceremonia zyrtare e nënshkrimit të Marrëveshjes u organizua në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, Zvicër, në bashkëpunim me personelin diplomatik të kësaj Ambasade. Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj Marrëveshje në ceremoni merrnin pjesë, krahas përfaqësuesve të lartë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, edhe Z. Mustafë Xhemajli, i ngarkuar me punë i përkohshëm në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zvicër, Znj. Gail Verley, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (IADI-International Association of Deposit Insurers) si dhe zyrtarë të institucioneve nënshkruese.

ThreeNationsMoU_Photo JM_FelixA1 ThreeNatiosnMoU_Photo_JM FelixA17

 

 

 

 

Me këtë rast, në fjalën e saj, Drejtoresha Menaxhues e FSDK-së, znj Violeta Arifi Krasniqi, vlerësoi nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit dhe bashkëpunimit që është duke u institucionalizuar nëpërmjet saj. Ajo ka deklaruar se Marrëveshja e  bashkëpunimit e themeluar sot mundëson avancimin e institucioneve tona në miratimin e praktikave më të mira në sistemet efektive të sigurimit të depozitave.

Drejtori i Përgjithshëm i ASD, Z. Mamani theksoi se kjo Marrëveshje është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e vazhdueshme të Agjencisë me qëllim rritjen e bashkëpunimit me institucione homologe të sigurimit të depozitave. “Marrëveshja – tha ai – synon që përmes shkëmbimit të eksperiencave të forcojë kapacitetet njerëzore në funksion të përmirësimit të skemave të sigurimit të depozitave në juridiksionet përkatëse në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare”. Z. Mamani shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për Ambasadorin Ilir Gjoni dhe personelin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë duke theksuar se mikpritja e kësaj ceremonie nga ana e Ambasadës kontribuon në rritjen e rolit të Shqipërisë si promotor i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në rajon dhe përtej.

Përveç kësaj, z Patrick Loeb, Kryeshefi Ekzekutiv i Esisuisse, pohoi se kjo Marrëveshje është një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin ndërmjet siguruesve evropiane të depozitave për shkëmbimin e ndërsjellë të përvojave.

Nënshkrimi i Marrëveshjes u përshëndet edhe nga të ftuarit e tjerë, të cilët vlerësuan rëndësinë e saj si dhe rolin e institucioneve të sigurimit të depozitave në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit financiar.