FSDK pranon Çmimin IADI 2016 për Parimet Themelore dhe Pjesëmarrje Ndërkombëtare
Komunikatë për shtyp
FSDK pranon Çmimin e IADI-të 2016 për Parimet Themelore dhe Pjesëmarrje Ndërkombëtare, në takimin e përgjithshëm vjetor të shoqatës që u mbajt në Seul më 27 tetor 2016. IADI është Asociacioni Ndërkombëtar i Siguruesve të Depozitave. Çmimi për Parimet Themelore dhe Pjesëmarrje Ndërkombëtar i njeh përpjekjet e Agjensive për Sigurimin e Depozitave (ASD) për përmbushjen e Parimeve Themelore (PTH) për sisteme efektive për sigurimin e depozitave duke realizuar vlerësime të pajtueshmërisë ose duke bërë modifikime për të siguruar përputhje me PTH. Gjithashtu vlerëson aktivitetet ndërkombëtare të ASD-ve. Faktorët që merren parasysh janë: vlerësimi i pajtueshmërisë me pjesëmarrjen e një pale të pavarur; organizimi i Punëtorive për Metodologjinë e Vlerësimit të PTH ose nënshtrimi i ASD-ve për vlerësim nga FSB/IADI/FMN/BB; ndryshimet e ndërmarra pas vlerësimeve të kaluara; pjesëmarrja në punëtori ose aktivitete të IADI/FMN/BB për PTH; pjesëmarrje në ngjarje ne ngritjen e kapaciteteve; pjesëmarrja në aktivitete të tjera të IADI-it; dhe marrëveshjet e bashkëpunimit me pjesëmarrësit tjerë të rrjeteve të huaja/ndërkombëtare të sigurisë.
Çmimi për Parimet Themelore dhe Pjesëmarrje Ndërkombëtare i siguron FSDK-së njohje për arritjet e saj drejt përfshirjes së parimeve themelore si bazë për ndërtimin e SSD efektive në Kosovë. Dhe brenda pesë viteve të ekzistencës, FSDK-ja arriti ta realizojë një vetëvlerësim, iu nënshtrua vlerësimit të pavarur të pajtueshmërisë, organizoi një punëtori për metodologjinë e vlerësimit të PTH, iu nënshtrua shqyrtimit FSAP nga FMN/BB, nënshkroi katër marrëveshje të bashkëpunimit (Shqipëri, Zvicër, FDIC, Turqi), mori pjesë në ndërtimin e kapaciteteve për krijimin e SSD-së (Najrobi), prezantoi përvojën e shtetit në vlerësimin e përputhshmërisë me PTH.
E vlerësuar përgjatë periudhës trevjeçare deri në tetor 2016, FSDK-ja, që nga themelimi, i ka miratuar parimet themelore si standarde për ndërtimin e sistemit efektiv dhe gjer tani ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta arritur pajtueshmërinë e plotë me PTH-të. Së pari, ajo e ka bazuar zhvillimin strategjik në bazë të “Parimeve themelore efektive SSD” të IADI-së, në shtesë të Direktivës së BE-së mbi Skemat e Garantimit të Depozitave. Qëllimi i pestë strategjik i FSDK-së është që të “arrihet pajtueshmëria e plotë me Parimet Themelore të rishikuara”.
FSDK-ja ka realizuar edhe vetëvlerësimin e pajtueshmërisë me Parimet e ndryshuara Themelore në përputhje me versionin 9.0 të Doracakut për PTH në përgatitje të punëtorisë së 8-të Rajonale të IADI-it të organizuar nga 4 deri më 6 maj 2015. U hartua një raport i plotë i vetëvlerësimit i cili u vlerësua nga ekipi vlerësues se është gjithëpërfshirës dhe ofron përgjigje dhe argumente mjaft të hollësishme përveç referencave në ligje, rregulla dhe procedura përkatëse.
Përveç kësaj, FSDK-ja iu nënshtrua një vlerësimi të përputhshmërisë me pjesëmarrjen e një pale të pavarur dhe ishte nikoqire e Punëtorisë për Metodologjinë e Vlerësimit të PTH. Në maj të vitit 2015, FSDK-ja ishte nikoqire e Punëtorisë së Tetë Rajonale të IADI-së për Vlerësimin e Pajtueshmërisë me Parimet Themelore për Sistemet Efektive të Sigurimit të Depozitave, të mbajtur në Prishtinë, nga 4 deri më 6 maj 2015. Ekipi vlerësues përfshinte: 1. Z. David Walker – CDIC, Kanadë, 2. Znj. Karen Gibbons – FSCS, Britani e madhe, 3. Z. Lucas Metzger – esisuisse, Zvicër, 4. Z. Jan Nolte – Banka Botërore,5. Z. Vijay Deshpande – FDIC, SHBA dhe 6. Znj. Maisha Goss-Johns – FDIC, SHBA. Tridhjetë e katër përfaqësues të lartë nga 20 juridiksione morën pjesë në punëtori. Punëtoria u vlerësua “shumë e suksesshme” nga ekipi vlerësues, me vlerësime shumë pozitive nga pjesëmarrësit e seminarit, ku shumica e prezantimeve u vlerësuan me notë të “Shkëlqyeshme”. Në të njëjtin vit, veprimet e rekomanduara, që rrjedhin nga Aide Memoire mbi rezultatet e vlerësimit të PTH, u miratuan nga Bordi Menaxhues me planin e veprimit për plotësimin e tyre deri në vitin 2017.