Premiumet

Back to top

Premiumet

Ka dy lloje të primiumeve të sigurimit: premiumet fillestare të cilat duhet të paguhen nga bankat e licencuara rishtas (0.3% e kapitalit fillestar) pas fillimit të anëtarësisë së tyre në FSDK dhe premiumet e vazhdueshme të cilat të gjitha institucionet anëtare të duhet të e paguajnë rregullisht në baza tremujore.

Premiumet e vëna mbi institucionet anëtare dallohen në bazë të rrezikut që paraqesin për FSD-në. Këto premiume të bazuara në rrezik ngarkohen për institucionet anëtare si një përqindje e shumës së depozitave të siguruara që ata mbajnë, që i nënshtrohen  limitit aktual të mbulimit. FSDK-ja bazon sistemin për dallimin e premiumeve me vlerësimin e ekzaminimit në terren të BQK-së, ku bankat anëtare  me notë më të madhe paguajnë 0.45% në vit nga shuma totale e depozitave të siguruara ndërsa bankat me notë më të ulët do të duhet të paguajë 1,5% në vit.

 

Norma aktuale të premiumit diferencial

Nota e ekzaminimitPremium (%) p.a.
Nota 1 bankat0.45%
Nota 2 bankat0.65%
Nota 3 bankat0.90%
Nota 4 bankat1.15%
Nota 5 bankat1.50%