Delegacioni i FSDK-së merr pjesë në ngjarjet e IADI në Tokio
Komunikatë për shtyp
Delegacioni i FSDK-së i përfaqësuar nga Drejtorja Menaxhuese znj. Shqipe Devaja dhe z. Vllaznim Bytyqi, Zyrtar i Lartë Financiar është duke marrë pjesë në ngjarjet e Asociacionit Ndërkombëtar të Siguruesve të Depozitave (IADI), që zhvillohen nga 11 deri më 15 nëntor 2024, në Tokio, Japoni të organizuar nga Korporata Japoneze e Sigurimit të Depozitave.
Axhenda e këtij viti përmban disa takime të rëndësishme, duke përfshirë Takimin e Përgjithshëm Vjetor të 23-të të Anëtarëve, Takimin e 80-të të Këshillit Ekzekutiv te IADI-t si dhe Konferencën Ndërkombëtare Vjetore. Delegacioni i FSDK-së po merr pjesë në seancat e Komitetit Rajonal Evropian dhe të Komiteteve Teknike të IADI-t, duke u fokusuar në përmirësimin e sistemeve të sigurimit të depozitave dhe ndarjen e praktikave më të mira ndërmjet organizatave anëtare.
Gjatë këtyre ngjarjeve, delegacioni zyrtar i FSDK-së pritet të ketë takime dypalëshe dhe të krijojë raporte strategjike me politikë bërësit për të nxitur bashkëpunimin në çështjet e sigurimit të depozitave. Delegacioni i FSDK-së mirëpret shkëmbimin e njohurive dhe përvojave që do të avancojnë praktikat e sigurimit të depozitave në nivel global. Ndërtimi i marrëdhënieve me organizatat e tjera anëtare është i mirëpritur për të promovuar sisteme efektive dhe qëndrueshme të sigurimit të depozitave me përfitim të dyanshëm.