FSDK organizon trajnim për personelin e Bankës Agjente për Pagesë
Komunikatë për shtyp
Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) ka mbajtur trajnim për personelin që punojnë me klientë të Bankës Agjente për Pagesë. Trajnimi është zhvilluar në datat 17, 18 dhe 22 prill 2025 dhe ka pasur qëllim trajnimin dhe informimin e punonjësve të bankës agjente për pagesë mbi rolin dhe shërbimet që ofron Banka Agjente për Pagesë (BAP) për FSDK.
Fokusi kryesor i trajnimit ishte demonstrimi praktik i mënyrës së realizimit të pagesave përmes modulit të veçantë të kompensimit në Sistemin e Kompensimit të Depozitave (SKD), që përdoret nga punonjësit e Bankës Agjente gjatë proceseve të kompensimit.
FSDK vijon në mënyrë të rregullt trajnimin e personelit të BAP me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale të Bankës Agjente, për të reaguar në kohë si në rastet e simulimeve të kompensimit, ashtu edhe në rast të ndonjë ngjarjeje të siguruar.