Komunikatë për shtyp

Back to top

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë merr pjesë në takimin rajonal të anëtarëve të Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave (EFDI) nga rajoni i Ballkanit

Komunikatë për shtyp

Delegacioni i FSDK-së i përfaqësuar nga Drejtorja Menaxhuese, Znj. Shqipe Devaja dhe Znj. Lirika Ulaj, Zyrtare e Lartë e Kompenzimit ka marrë pjesë në takimin rajonal të anëtarëve të Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave (EFDI) nga rajoni i Ballkanit, i cili u organizua nga Fondi i Sigurimit të Depozitave të Maqedonisë së Veriut  dhe u mbajt më 11 shtator 2025 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Shkup.

Takimi  mblodhi përfaqësues të institucioneve homologe nga shtetet e rajonit, ku tema e  diskutimit ishte “Legjislacioni aktual dhe reformat e ardhshme në sistemet e sigurimit të depozitave në rajonin e Ballkanit”.

Znj. Devaja prezantoi zhvillimet e fundit dhe reformat e pritshme në sistemin e sigurimit të depozitave në Republikën e Kosovës.

FSDK falënderoi organizatorët për mikpritjen dhe iniciativën duke theksuar rëndësinë e këtij takimi për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve rajonale anëtare të EFDI-së.