Komunikatë për shtyp

Back to top

Delegacioni i FSDK-së merr pjesë në Takimin e Përgjithshëm Vjetor dhe Konferencën Ndërkombëtare Vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Siguruesve të Depozitave (IADI)

Komunikatë për shtyp

Delegacioni i FSDK-së i përfaqësuar nga Drejtorja Menaxhuese znj. Shqipe Devaja dhe zyrtarët e lartë z. Vllaznim Bytyqi, dhe znj. Lirika Jashari, merr pjesë në Takimin e Përgjithshëm Vjetor të anëtarëve dhe Konferencën Ndërkombëtare Vjetore për vitin 2025 të Asociacionit Ndërkombëtar të Siguruesve të Depozitave (IADI) ku FSDK është anëtare me të drejta të plota, që zhvillohet nga datat 24-28 Nëntor 2025 në Lisbonë, Portugali, nën mikpritjen e Fondit të Garancisë së Depozitave të Portugalisë (FGD).

Gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme, delegacioni i FSDK-së merr pjesë edhe në Komitetin Rajonal të Europës (ERC) dhe komitetet tjera teknike ku prezantohen zhvillimet më të reja në fushën e sigurimit të depozitave dhe puna e grupeve të ndryshme punuese. Delegacioni gjithashtu po mban takime me institucionet homologe për të shkëmbyer përvoja, fuqizuar bashkëpunimin dhe avancuar marrëdhëniet strategjike me institucionet e sigurimit të depozitave nga mbarë bota.