Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë nënshkruan marrëveshje me Bankën Raiffeisen Kosovë e përzgjedhur si bankë agjente e pagesës për FSDK-në për periudhën 2025-2028.
Komunikatë për shtyp
Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë nënshkruan marrëveshje me Bankën Raiffeisen Kosovë e përzgjedhur si bankë agjente e pagesës për FSDK-në për periudhën 2025-2028.
FSDK, në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare për forcimin e gatishmërisë operacionale përzgjedh një nga bankat anëtare për të vepruar si agjent i saj i pagesës me qëllim realizimin efektiv të një procesi kompensimi në rast të një ngjarje të siguruar.
Procesi i përzgjedhjes është realizuar në përputhje me Rregullën e FSDK-së mbi procesin dhe kriteret e përzgjedhjes së bankës agjente për pagesë dhe përfshin dy faza. Faza e parë është ftesa për të gjitha bankat anëtare për të shprehur interesimin e tyre për të qenë banke agjente për FSDK-në. Ndërsa, faza e dytë përfshin vlerësimin e ofertave të pranuara mbi përmbushjen e kritereve teknike dhe organizative në përputhje me ftesën e FSDK-se për shprehje të interesit dhe përzgjedhjen e bankës agjente të miratuar me Vendim nga Bordi Menaxhues.
Në vijim të përzgjedhjes banka agjente do të jetë pjesë e ushtrimeve të rregullta të simulimit, si dhe të trajnimeve të rregullta me qëllim të forcimit të gatishmërisë operacionale për të realizuar në rast te nevojës kompensimin e depozitorëve në përmbushjen e mandatit të FSDK.



