FSDK merr pjesë në punëtorinë e trajnimit mbi parimet themelore të organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Siguruesve të Depozitave (IADI)
Komunikatë për shtyp
FSDK gjatë datave 20-24 Prill, 2026, e përfaqësuar nga Zyrtarja e Lartë për Kompensim znj. Lirika Jashari, mori pjesë në Programin e Trajnimit për Parimet Themelore të organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Siguruesve të Depozitave (IADI), i mbajtur në Bazel, Zvicër.
Programi trajnues shërbeu si fazë themelore me qëllim të mbështetjes së pjesëmarrësve për të kuptuar, zbatuar dhe vlerësuar përputhshmërinë me Parimet Themelore të IADI si standarde ndërkombëtare për Sistemet Efektiv të Sigurimit të Depozitave.
Pjesëmarrja në këtë punëtori, përmes diskutimeve në grup dhe ushtrimeve të udhëzuara mundësoi fitimin e njohurive praktike mbi kriteret themelore (EC), metodologjitë e vlerësimit dhe zbatimin e Parimeve Themelore në sistemet e sigurimit të depozitave.

