Komunikatë për shtyp

Back to top

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK), i përfaqësuar nga Drejtorja Menaxhuese, znj. Shqipe Devaja, mori pjesë në Konferencën Vjetore të FinSAC 2026, të mbajtur në Vjenë, Austri.

Komunikatë për shtyp

Konferenca e këtij viti u organizua nën temën Balancimi i thjeshtimit te kërkesave rregullatore   në mbështetje të stabilitetit financiar” dhe mblodhi mbi 50 ekspertë të sektorit financiar nga disa vende për të diskutuar sfidat në zhvillim me të cilat përballen sistemet financiare dhe autoritetet e rrjetit të sigurisë financiare.

Konferenca trajtoi disa tema kyçe, përfshirë thjeshtimin e kërkesave rregullatore dhe ndikimin e tyre në qëndrueshmërinë financiare, rregullimin e kripto-aseteve, si dhe forcimin e kornizave për përgatitjen dhe menaxhimin e krizave. Diskutimet theksuan rëndësinë e sigurimit që përpjekjet për të thjeshtuar kërkesat rregullatore në mbështetje të stabilitetit financiar, besimit publik ose aftësisë së sistemeve financiare për të përballuar kriza, të jenë të balancuara dhe të mos cenojnë këto objektiva.

Këto diskutime janë veçanërisht të rëndësishme për sistemet e sigurimit të depozitave, duke pasur parasysh rolin e tyre thelbësor në mbrojtjen e depozitorëve dhe ruajtjen e besimit në sektorin bankar. Shkëmbimi i përvojave ndërkombëtare dhe praktikave më të mira ofroi njohuri të vlefshme për forcimin e mëtejshëm të mekanizmave të rrjetit të sigurisë financiare dhe mekanizmave të gatishmërisë për menaxhimin e krizave.