Komunikatë për shtyp

Back to top

Delegacioni i FSDK-së merr pjesë në Takimin e Përgjithshëm Vjetor për vitin 2026 dhe Konferencën Ndërkombëtare të Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave (EFDI)

Komunikatë për shtyp

Delegacioni i FSDK-së i përfaqësuar nga Drejtorja Menaxhuese znj. Shqipe Devaja dhe zyrtarët e lartë znj. Fatmire Bajrami dhe z. Ragmi Dalipi merr pjesë në Takimin e Përgjithshëm Vjetor dhe Konferencën Ndërkombëtare të Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave (EFDI) ku FSDK është anëtare me të drejta të plota, të mirëpritur nga Fondi për Garatimin e Depozitave Bankare të Rumanisë (FDGB) e cila po mbahet në Bukuresht.

Në kuadër të Takimit të Përgjithshëm Vjetor mbahet edhe Konferenca Ndërkombëtare vjetore  për Skemat e Sigurimit të Depozitave, me temën “Territore të pa eksploruara; Menaxhimi i krizave bankare 2.0”, ku po marrin pjesë përfaqësues të skemave të sigurimit të depozitave, autoriteteve mbikëqyrëse, institucioneve financiare dhe organizatave evropiane.

Gjatë konferencës së EFDI me pjesëmarrje të nivelit të lartë, po diskutohen zhvillimet e fundit dhe reformat lidhur me kornizën e re per menaxhimin e krizave dhe sigurimin e depozitave CMDI, sfidat që lidhen me inovacionin financiar dhe epokën e Fintech, si dhe menaxhimin e rreziqeve ndërkufitare në sektorin bankar.

Pjesëmarrja në këtë konferencë të nivelit të lartë nënvizon përkushtimin e FSDK-së për fuqizimin e mëtutjeshëm të sistemit të sigurimit të depozitave, avancimin e reformave strukturore dhe të kornizës rregullative, si dhe shkëmbimin e përvojave me institucionet homologe evropiane dhe ndërkombëtare në funksion të gatishmërisë operacionale dhe përmbushjes së mandatit të saj për mbrojtjen e depozitorëve dhe mbështetjen e BQK-së në ruajtjen e stabilitetit financiar në Republikën e Kosovës.