Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK merr pjesë në Takimet Vjetore dhe Konferencën Ndërkombëtare të IADI-së në Berlin | Berlin, Gjermani | 30 tetor 2026

Komunikatë për shtyp

Delegacioni i FSDK -së, i kryesuar nga Anëtari i Bordit Menaxhues, Vern McKinley, Drejtorja Menaxhuese, Shqipe Devaja, dhe Zyrtari i Lartë për Financa, Vllaznim Bytyqi, mori pjesë në Takimet e 25-të të Përgjithshme Vjetore dhe Asociacionit Ndërkombëtar të Siguruesve të Depozitave  (IADI), të mbajtur në Berlin të Gjermanisë, nga 26 deri më 30 tetor 2026.

Ngjarja mblodhi përfaqësues të organizatave të sigurimit të depozitave, bankave qendrore, autoriteteve rregullatore dhe institucioneve financiare ndërkombëtare nga mbarë bota për të diskutuar zhvillimet më të fundit në fushën e sigurimit të depozitave dhe stabilitetit financiar.

Gjatë javës, përfaqësuesit e FSDK-së morën pjesë aktive në takimet e Këshillit Ekzekutiv dhe Komitetit Rajonal Evropian (ERC), si dhe në disa takime teknike dhe të komiteteve të përhershme të IADI-së.

Delegacioni gjithashtu mori pjesë në konferencën vjetore ndërkombëtare, e cila u mbajt nën temën “Modernizimi i Sigurimit të Depozitave për të Fuqizuar Rrjetin e Sigurisë Financiare në Epokën Digjitale.” Konferenca trajtoi implikimet e transformimit digjital për sistemet e sigurimit të depozitave, duke përfshirë mbrojtjen e depozituesve, gatishmërinë për kompensim, sigurinë kibernetike, qëndrueshmërinë operacionale dhe rolin e siguruesve të depozitave në ruajtjen e stabilitetit financiar.

Pjesëmarrja në aktivitetet e IADI-së u mundësoi përfaqësuesve të FSDK-së të angazhohen me institucionet anëtare nga e gjithë bota, të kontribuojnë në diskutimet mbi prioritetet strategjike të komunitetit ndërkombëtar të sigurimit të depozitave dhe të fuqizimin e bashkepunimit me organizatat partnere.

Pjesëmarrja e FSDK-së në këto forume të rëndësishme ndërkombëtare dëshmon përkushtimin e institucionit për të zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare, për të rritur efektivitetin institucional dhe për të kontribuar në forcimin e vazhdueshëm të skemës së sigurimit të depozitave dhe stabilitetin financiar.