Komunikatë për shtyp

Back to top

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2025

Komunikatë për shtyp

FSDK ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2025, i cili paraqet performancën operative dhe financiare të institucionit, si dhe progresin e arritur në fuqizimin e sistemit të sigurimit të depozitave.

Gjatë vitit 2025, FSDK ka shënuar progres të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit të sigurimit të depozitave duke ofruar mbrojtje të depozitorëve dhe duke mbështetur Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në ruajtjen e stabilitetit financiar. Viti 2025  u karakterizua nga rritje e vazhdueshme e indikatorëve të sigurimit të depozitave, performancë të lartë financiare, si dhe avancime të rëndësishme strategjike.

Depozitat e bankave anëtare vijuan trendin e tyre pozitiv të rritjes. Totali i depozitave shënoi prej 14.1% në baza vjetore, duke arritur në €7.94 miliardë euro, krahasuar me €6.96 miliardë euro në fund të vitit 2024, që përfaqëson një rritje absolute prej €979 milionë euro.

Në fund të vitit 2025, depozitat e siguruara arritën në €1.58 miliardë euro, nga €1.43 miliardë euro në vitin 2024, duke shënuar një rritje vjetore prej 11.0% ose €156 milionë euro. Raporti i depozitorëve të siguruar ndaj totalit të depozitorëve mbeti jashtëzakonisht i lartë në nivelin 99.9%, duke konfirmuar mbulimin e gjerë të mbrojtjes së depozitorëve nga sistemi.

FSDK vazhdoi të arrijë rezultate të qëndrueshme financiare gjatë vitit 2025. Të ardhurat totale arritën në €14.5 milionë euro, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 59% krahasuar me €9.07 milionë euro në vitin 2024, e nxitur kryesisht nga rritja e arkëtimeve të vazhdueshme të premiumeve pas rritjes së normave nominale të tyre, si dhe nga rritja e depozitave të siguruara. Të ardhurat neto për vitin arritën në €13.9 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 62% në baza vjetore, reflekton efikasitet të lartë operacional dhe menaxhim të shëndoshë financiar.

Deri më 31 dhjetor 2025, bilanci i Fondit të Sigurimit të Depozitave arriti në 91.5 milionë euro, krahasuar me 77.6 milionë euro në fund të vitit 2024. Raporti i mbulimit, i përcaktuar si raporti i Fondit të Sigurimit të Depozitave ndaj depozitave të siguruara, u rrit në 5.78%, nga 5.44% në vitin 2024, dukshëm mbi kufirin ligjor prej 5%, duke reflektuar progres të vazhdueshëm drejt nivelit të synuar prej 9% në afat të gjatë.

Për më shumë informacion mbi performancën operative dhe financiare të sistemit të sigurimit të depozitave, në këtë vegëz [https://fsdk.org/sq/fsdk-2/raportet-vjetore/] mund ta gjeni në Raportin Vjetor të publikuar nga FSDK për vitin 2025.