Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK nënshkroi Marrëveshje me Ministrinë e Financave për kapitalizimin e Fondit dhe reformës në mbështetje të rritjes së limitit të sigurimit të depozitave

Komunikatë për shtyp

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë ka nënshkruar marrëveshje kredie dhe granti me Ministrinë e Financave të Republikës se Kosovës, në vlerë prej 23.7 milionë euro, për kapitalizimin e Fondit, në mbështetje  të rritjes së limitit të sigurimit të depozitave në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Sektorit Financiar, i cili po zbatohet me mbështetjen e Bankës Botërore.

Në dy vitet e fundit FSDK në bashkëpunim me Bankën Qendrore te Kosovës dhe Ministrinë e Financave si akterët kryesorë të rrjetit të sigurisë financiare ka ndërmarrë reformat më të rëndësishme që nga themelimi i saj për të adresuar çështje të interesit publik sa i përket Sistemit të sigurimit të depozitave. Reformat e politikave publike për sistem të sigurimit të depozitave kanë përfshirë edhe rritjen e limitit të sigurimit të depozitave për depozitorë për bankë,  e vlerësuar në bazë të trendit të zhvillimit të sektorit bankar dhe ekonomik aktual të vendit. Me përfundimin e kësaj  reforme mbulueshmëria e depozitorëve deri në limit pritet të përmirësohet mbi 90% që është standard i rekomanduar nga IADI. Këto reforma pritet të realizohen nëpërmes miratimit të plotësim ndryshimeve të ligjit të sigurimit të depozitave, si pjesë e pakos financiare me Bankën Botërore.

Kontributet financiare nga Ministria e Financave do të mbështesin kapitalizimin e fondit të sigurimit të depozitave për të mbështetur rritjen e pritur të limitit të sigurimit të depozitave që do të rrisë mbrojtjen e depozitorëve me ndryshimet e reja legjislative të pritura me ligjin e ri të sigurimit të depozitave. Ky proces vijon strategjinë e FSDK për të kapitalizuar Fondin përmes instrumenteve të ndryshme sipas praktikave më të mira evropiane.