Drejtoresha Menaxhuese morri pjesë në punëtorinë e organizuar nga Autoriteti Bankar i Evropës
Komunikatë për shtyp
Me ftesë të Autoritetit Bankar të Evropës “ABE”, Drejtoresha Menaxhues Znj. Violeta Arifi-Krasniqi morri pjesë në punëtorinë e parë të organizuar mbi Udhëzimet e ABE-së mbi testimet “stresuese” (stress-testing) të Skemave për Garantimin e Depozitave “SGD”. Punëtoria u mbajt në Londër me datë 21 shkurt 2017 dhe ofroi forum për politikë bërësit dhe praktikuesit për të shkëmbyer përvojat e tyre shtetërore në aplikimin e Udhëzimeve të ABE-së ne sistemet e tyre.
Fillimisht të gjithë pjesëmarrësit prezantuan progresin mbi implementimin e kornizës për testim stresues të SGD, ku progresi i SSD në Kosovë në këtë drejtim vlerësohet i kënaqshëm duke arritur të kryejmë testimin e SCV dhe pjesërisht të kapaciteteve operacionale. Pas prezantimit të qëllimeve dhe arsyeshmërisë për këto udhëzime, shtetet si Hungaria, Franca, Kroacia, Lituania dhe Britania e Madhe ndan përvojat e tyre në lidhje me dizajnin e kornizës së kërkuar. Temat të cilat u shtjelluan janë: 1.) Planifikimi i testimit stresues, 2.) Testimi i SCV-së, 3.) Testimi i kapaciteteve operacionale, 4.) Diskutimi mbi kapacitetet e financimit dhe, 5) bashkëpunimi me partneret e tjerë.
Në sajë të shkëmbimit të përvojave në mes të pjesëmarrësve FSDK ka përfituar duke e plotësuar rregullën me kërkesë specifike që ka për qëllim rritjen e cilësisë së SCV.