Delegacioni i FSDK përfundon me sukses vizitën në NDIF në Budapest
Komunikatë për shtyp
Budapest, Hungari, 2 tetor 2024 – Delegacioni i Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK) ka përfunduar me sukses një vizitë produktive në Fondin Kombëtar të Sigurimit të Depozitave të Hungarisë (NDIF) në Budapest. Vizita studimore u karakterizua nga prezantime të hollësishme dhe diskutime angazhuese mbi tema kritike të sigurimit të depozitave, me fokus të veçantë në trendet më të fundit në procesin e kompensimit.
Dita nisi me një mirëseardhje të ngrohtë nga Drejtori Menaxhues i NDIF dhe stafi i tyre në ambientet e NDIF. Delegacionit të FSDK-së ju ofrua një prezantim nga Drejtori Menaxhues i NDIF, i cili ofroi një pasqyrë mbi rrjetin e sigurisë financiare, mandatit të NDIF, strukturës qeverisëse dhe organizative, sektorit bankar, sistemit të sigurimit të depozitave dhe objektivave strategjike.
Pas kësaj, delegacioni i FSDK-së bëri një prezantim të sistemit të sigurimit të depozitave në Kosovë, duke theksuar mandatin e FSDK-së, arkitekturën e sigurisë financiare, procesin e kompensimit, mekanizmat e financimit, treguesit kryesorë të sigurimit të depozitave dhe qëllimet strategjike.
Fokusi parësor i kësaj vizite studimore ishte shkëmbimi i përvojave me NDIF-in për procesin e ri të kompensimit të tyre dhe avancimet në dixhitalizimin e metodave të pagesës për kompensimin e depozituesve, që është edhe një nga objektivat strategjike të FSDK-së për vitin e ardhshëm.
NDIF dha një prezantim të detajuar mbi procesin e tyre të ri të kompensimit, i ndjekur nga një diskutim i thelluar mbi përmirësimin e cilësisë së skedarëve të SCV si një parakusht për një proces efektiv dhe të shpejtë të kompenzimit. Sesioni përfshiu gjithashtu një demonstrim të sistemit të ri të kompensimit të NDIF.
Delegacioni i FSDK-së shprehu mirënjohjen ndaj NDIF-it për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe njohuritë e vlefshme të ndara gjatë kësaj vizite. Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet FSDK-së dhe NDIF-it, duke i hapur rrugën bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive në të ardhmen.