Komunikatë për shtyp

Back to top

Drejtoresha Menaxhuese morri pjesë në Takimet e Komiteteve dhe Këshillit Ekzekutiv të IADI-it dhe Konferencën Dyvjeçare Hulumtuese

Komunikatë për shtyp

Drejtoresha Menaxhuese, Znj. Violeta Arifi Krasniqi, si anëtare, morri pjesë në takimet e Komiteteve dhe takimit të 52-të të Këshillit Ekzekutiv të IADI-it (Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave) ku u morën një seri vendimesh në mbështetje të aktiviteteve të shoqatës. Në takimin e 52-të të Këshillit Ekzekutiv të IADI-it, u arritën të miratohen Termat e Referencës të këtyre Komiteteve të Këshillit Ekzekutiv të IADI-it: Auditim dhe Risk, Trajnim dhe Konferencë, Marrëdhënie me Anëtarë, Parimet Themelore dhe Hulumtim.

Në shtesë, në datat 1 dhe 2 qershor, Drejtoresha Menaxhuese, Znj. Violeta Arifi Krasniqi morri pjesë në Konferencën Hulumtuese të IADI-it që mbahet çdo dy vjet me temë: Dizajnimi Optimal i Sistemit për Sigurimin e Depozitave – Teori dhe Praktikë. Në Konferencën dy ditore janë prezantuar shtatë punime hulumtuese ndërsa në sesionin e fundit është mbajtur tryezë diskutimi i Rregullatorëve, prezantues të nivelit global të stabilitetit financiar për të gërshetuar teorinë me praktikën.

 

Ngjarja është mbajt nga data 29 maj deri me 2 qershor 2017 në Basel të Zvicrës në ndërtesën e Bankës për Barazim Ndërkombëtar (BIS).