Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK nënshkruan Marrëveshje për Donacion me BERZH-in për zhvillim të Sistemit për Kompensim të Depozitorëve

Komunikatë për shtyp

Në kuadër të programit të asistencës teknike të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, është arritur nënshkrimi i Marrëveshjes për Donacion me FSDK në vlerë prej 255,523.34 për të financuar projektin për zhvillimin e Sistemit për Kompensim të Depozitorëve.

Sistemi i Kompensimit të Depozitorëve, apo SKD është sistem i teknologjisë informative i centralizuar dhe i bazuar në ueb i cili shërben për të kryer kompensimin e depozitorëve të siguruar në mënyre të shpejtë dhe të saktë, që do të mundëson përmbushjen e mandatit të FSDK-së në mënyrë efikase. Në SKD do të kenë qasje stafi i FSDK-së, bankat anëtare, Banka Agjente për Pagesë, etj..

Në kuadër të kësaj marrëveshje është nënshkruar gjithashtu Kontrata e Konsulences me Konzorciumin IN2 dhe Cacttus për zhvillim dhe zbatim të projektit.

FSDK do të bashkëfinancoj projektin në shumë prej €30,000 (euro).

IMG_20160121_100716