Komunikatë për shtyp

Back to top

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2024

Komunikatë për shtyp

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2024, duke paraqitur të arriturat kryesore dhe progresin drejt objektivave strategjike për forcimin e skemës së sigurimit të depozitave ne Republikën e Kosovës.

Zhvillimet në sistemin e sigurimit të depozitave gjatë vitit 2024 u karakterizuan me indikatorë pozitiv  të sigurimit të depozitave dhe performancës financiare.

Më 31 dhjetor 2024, totali i depozitave arriti në €6.96  miliardë me një rritje prej 14.3%. FSDK në fund të vitit 2024 ka siguruar 99.9 % të depozitorëve në sektorin bankar. Totali i depozitave të siguruara në fund të vitit 2024 arriti në €1.43 miliardë nga €1.26 miliardë sa ishin në fund të vitit 2023. Fondi i sigurimit të depozitave  shënoi rritje pozitive ku arriti nivelin €77.6 milionë. Fondi në rritje i sigurimit të depozitave kontribuon në sigurimin e depozitave të depozitorëve dhe në stabilitetin e përgjithshëm financiar.

FSDK falënderon Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Financave Punës dhe Transfereve, si akterët kryesore të rrjetit të sigurisë financiare, Shoqatën e Bankave të Kosovës, si përfaqësuese e industrisë bankare si dhe bankat anëtare të sistemit të sigurimit të depozitave për mbështetjen në realizimin me sukses të prioriteteve strategjike të FSDK.

Për më shumë informata, raportin e plotë mund ta lexoni në linkun në vijim: https://fsdk.org/fsdk-2/raportet-vjetore/