Stafi i FSDK-së studioi në ASD-në e Shqipërisë, Sistemin Informativ të Raportimit dhe Kompensimit
Komunikatë për shtyp
Me datën 03-04.03.2016 Stafi i Fondit për Sigurimin e Depozitave ishte në një vizitë studimore në Agjensionin për Sigurimin e Depozitave në Shqipëri, për ta studiuar Sistemin Informatik për Raportim dhe Kompensim (SIRK) duke qenë në fazën e zhvillimit të Sistemit për Kompensimin e Depozitorëve (SKD).
Objekt i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave për sistemet informatike të raportimit të të dhënave me bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave.
Temat të cilat u prezantuan ishin: vështrimi i përgjithshëm mbi Sistemin Informatik për Raportim dhe Kompensim dhe përshtatjen e tij me ligjin për ‘Sigurimin e Depozitave’ dhe Akte të tjera nënligjore, Prezantimi i moduleve të sistemit (Prim dhe Kompensim), përfshirë raportimin online nga bankat (kriteret e ngarkimit dhe validimit), përpunimi i të dhënave në sistem, dhe fushat përkatëse për raportim nga bankat dhe kontrolli i të dhënave nga SIRK-u, validimi i saktësis së Primit duke u bazuar nga raportimet e kaluara, moduli i raporteve të gjeneruara nga SIRK-u, ndihmesa e SIRK-ut në ekzaminim në vend.
Në kuadër të vizitës nga ASD është organizuar një vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë.