Zyrtare e Lartë Ligjore
Znj. Agnesa Dugolli Halilaj është Zyrtare e Lartë Ligjore në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK) nga muaji Mars 2025. Ajo ëshë përgjegjëse për hartimin dhe rishikimin e akteve nënligjore të FSDK-së, monitorimin e ndryshimeve në legjislacionin e aplikueshëm, zbatimin e detyrave të fushës ligjore në rast të ngjarjes së siguruar, harmonizimin i veprimeve të FSDK-së me kornizën ligjore përfshirë edhe dokumentet ndërkombëtare.
Znj. Dugolli Halilaj ka më shumë se 5 vite përvojë pune në fushën juridike në sektorin publik, ku para angazhimit të saj në FSDK ka qenë e angazhuar në departamentin juridik në një Ndërmarrje Publike në vend, ku përvoja e saj si bashkëpunëtore profesionale përfshinte përfaqësimin institucionit në Gjykatë në konteste gjyqësore nga fusha të ndryshme jurdike si dhe përfshirja në procese të tjera ligjore.
Znj. Dugolli Halilaj ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Universitetin e Prishtinës- Fakulteti Juridik si dhe në vitin 2024 ka përfunduar me sukses Provimin e Jurisprudencës. Ajo gjithashtu ka ndjekur trajnime të ndryshme që i kanë shërbyer për hapje të mundësive të reja në karrierë.“
“ Suksesi nuk është rastësi, është punë e palodhur, përkushtim, studim, sakrificë.“