Auditor i Brendshëm
Bahri Statovci ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Pas përfundimit të studimeve, ai ka ndjekur trajnimet e organizuara nga Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës, duke fituar titullin Kontabilist i Certifikuar dhe Auditor licencuar ndërsa në vitin 2016, ka marrë titullin edhe Auditor i Sektorit Publik.
Me mbi 20 vjet përvojë profesionale në sektorin publik, Bahriu ka mbajtur pozita si Zyrtar Financiar në Administratën e Pensioneve të Kosovës, Inspektor Tatimor në Administratën Tatimore të Kosovës dhe Auditor në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Ai është i angazhuar për promovimin e praktikave të mira të kontabilitetit dhe auditimit, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.