Anëtar i Bordit Menaxhues
Zt. Bekim Berisha është Profesor Asistent në Universitetin e Prizrenit në lëndët: Kontabilitet Financiar I dhe II, Aspektet Ekonomike, Menaxhimi i Projekteve dhe Auditimi (në nivelin Bachelor), Auditim dhe Shërbimet e Sigurisë, Metodologjia e Kërkimit Shkencor, Auditimi Internet ( në nivelin Master), Profesor Asistent në Kolegjin Universitar AAB në Prishtinë për lëndët: Metodologjia e Kërkimit Shkencor, Financa Ndërkombëtare, Kontabiliteti Menaxherial, Auditimi.
Zt. Berisha ka me shume se 38 vite të përvojës së punës në institucione publike dhe private kryesisht në fushën e auditimit dhe atë të menaxhimit.
Zt. Berisha që nga maji i 2011 është anëtar i Bordit Menaxhues në Fondi e Sigurimit të Depozitave në Kosovë, nga shtatori i 2011 është Kryetar i Komisionit për Nominime në SCAAK- Shoqata e Kontabilistëve të çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, dhe aktualisht është Kryetar i Komisionit për Standarde Profesionale.
Aktualisht mban titullin Doktor shkence – Kontabilitet dhe Auditim, si dhe ka përfunduar studimet në Universiteti e Prishtinës me titull Ekonomist i Diplomuar, Auditor Statutor/Ligjor – CPA dhe Master Kërkimor – PhD Kontabilitet dhe Auditim.
Zt. Berisha ka bërë më shumë se 15 publikime në fushën e auditimit në cilësin e raporteve financiare, kontabilitetit, roli dhe rëndësia e investimeve të huaja direkte në zhvillimin ekonomik të Kosovës, rëndësia e vlerës së informacionit kontabël në Kosove, ndikimi i NVM-ve në Kosovë, ndikimi i përbërjes së Bordit të Drejtorave në Performancën Financiare të SHPK-ve në Kosovë, tatimet e Shtyra, Roli i Auditimit ekstern në politikat kreditore të bankave komerciale në Kosovë etj.