Zyrtar i Lartë i Financave
Berat Suka është Zyrtar i Lartë i Financave në Fondin e Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) që nga janari i vitit 2021. Ai është pjese e njësisë për, Financa, Raportim dhe Analizë dhe është përgjegjës për kontabilitetin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të FSDK-së, për hartimin e raporteve financiare dhe ofrimin e mbështetjes në procesin e planifikimit të buxhetit vjetor.
Berati ka mbi 12 vjet përvojë pune në fushën e financave në industri të ndryshme, duke punuar si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ai ka punuar për disa vite në departamentin e financave të një nga bankat kryesore në Kosovë, dhe përvoja e tij përfshinë gjithashtu menaxhimin e financave në kompani të sektorit privat, shërbime në tregun e jashtëm, si dhe përvojë pune në financa në kompani ndërkombëtare në New York, ku ka përfunduar studimet.
Berati ka diplomuar në Universitetin e qytetit të Nju Jorkut (City University of New York, CUNY) me diplomën B.B.A. në Ekonomi dhe Financa. Ai ka pasion për futbollin dhe aktivitetet në natyrë.