Zyrtar i Lartë për TI
Z.Ragmi Dalipi është Zyrtar i Lartë i Teknologjisë Informative në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës që iu bashkua ekipit në Qershor 2020. Ragmiu ka rreth 20 vite përvojë pune profesionale në Teknologji Informative, kryesisht në sektorin privat si dhe në organizatat ndërkombëtare në Kosovë. Ishte i përkushtuar për rreth 17 vite në sektorin bankar, ku punoi në disa nga bankat më të njohura në Kosovë. U angazhua në shume projekte të përbashkëta bankare në zbatimin e teknologjise, si dhe në digjitalizimin dhe lehtësimin e bankigut.
Ka përvoje me disa nga sistemet bankare të bankave të ndryshme komerciale. Gjithashtu mori pjese në dizajnimin e proceseve dhe re-inxhineringut të sistemit bankar.
Ka mbaruar shume trajnime dhe certifikime në teknologji dhe databaza, kryesisht në platformë të Microsoftit.
Ka mbaruar studimet për Kompjuterikë në Univerzitetin e Prishtinës.