Shqipe Devaja

Back to top

Drejtore Menaxhuese

 

Znj. Shqipe Devaja është emëruar Drejtore Menaxhuese dhe anëtare nga detyra zyrtare e Bordit Menaxhues të Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK).

Znj. Devaja ka përfunduar studimet 4 vjeçare në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Ajo mban titullin “Master në të Drejtën dhe Integrimin Evropian” nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Evropiane CIFE/IEHEI (Centre International de Formation Europѐenne /Institute Europѐen des hautes ѐtydes internationales).

Znj. Devaja ka  20 vite përvojë të gjerë në drejtësi dhe qeverisje korporative, me fokus të veçantë në sektorin e sigurimit të depozitave. Ajo ka një histori të suksesshme në krijimin dhe zhvillimin e kornizave ligjore për institucione të ndryshme, duke përfshirë edhe rolin e saj të rëndësishëm në korporatizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe themelimin e Zyrës Ligjore të tij. Gjatë karrierës së saj, Znj. Devaja ka shërbyer si Sekretare e Korporatës dhe Shefe e Zyrës Ligjore të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, duke menaxhuar procese komplekse ligjore dhe administrative. Ajo ka qenë gjithashtu anëtare e Komisionit të Auditimit të ANP-së.

Për më shumë se një dekadë, Znj. Devaja është  pjesë e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë ku që nga themelimi i tij ka kontribuar në krijimin e kornizave ligjore dhe rregullatore në përputhje me standardet ndërkombëtare. Si Zyrtare e Lartë Ligjore, ajo ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimin e institucionit ku përveç fushës ligjore ka qene përgjegjëse dhe në mbikëqyrjen e burimeve njerëzore, prokurimit dhe administratës së FSDK-së. Përveç këtyre detyrave, Znj. Devaja ka shërbyer për shume vite si sekretare e Bordit Menaxhues të FSDK-së, duke asistuar në organizimin dhe funksionimin e rregullt të mbledhjeve të Bordit Menaxhues të FSDK-së.

Znj. Devaja ka shërbyer gjithashtu si Ushtruese e Detyrës së Drejtorit Menaxhues në FSDK gjatë periudhave të ndryshme, duke mbikëqyrur zbatimin e iniciativave strategjike që synojnë përmirësimin e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e performancës financiare të institucionit. Ajo ka demonstruar aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e sfidave të ndërlikuara dhe në drejtimin e institucioneve,  përfshirë edhe FSDK-në,  me qellim përmbushjen efektive të mandatit ligjor të FSDK-së.

Bordi Menaxhues i Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë  (FSDK) ka përzgjedhur dhe Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) kanë emëruar Znj. Shqipe Devaja si Drejtore Menaxhuese dhe anëtare ex officio të Bordit Menaxhues të FSDK-së, për mandat 5 vjeçar me efekt nga 5 gushti 2024.