Zyrtar i Lartë për Financa
Z. Vllaznim Bytyqi është Zyrtar i Lartë i Financave i Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës që nga Gushti 2012. Z. Bytyqi mbulon fushat teknike në kontabilitet, financë dhe investime. Z. Bytyqi ishte i përfshirë në shumë nisma të rëndësishme të politikave të FSDK-së në lidhje me vlerësimin e qëndrueshmërisë financiare, e cila përfshin analizën e ekspozimit të rrezikut ndaj bankave anëtare, optimizimin e normave nominale të premiumeve, dhe nivelit optimal të Fondit të Sigurimit të Depozitave. Z. Bytyqi ka qenë pjesë e projekteve të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar me partnerë të jashtëm si FMN, Banka Botërore, KfW, EBRD etj.
Z. Vllaznim Bytyqi ka më shumë se 12 vite përvojë pune në sektorin financiar. Para angazhimit të tij në FSDK, Z. Bytyqi mbajti pozitën si Kontrollues Financiar në një nga bankat kryesore . Ai gjithashtu ka përvojë ndërkombëtare si pjesë e projektit kërkimor duke punuar në departamentin për Evropën dhe rajonin e Azisë Qendrore me Bankën Botërore, në Washington DC
Në cilësinë e tij si Zyrtar i Lartë i Financave në FSDK, ka qenë aktiv në përfaqësimin e FSDK-së në Asocicaionin Ndërkombëtar të Siguruesve të Depozitave (IADI) dhe Forumin Evropian të Siguruesve të Depozitave (EFDI). Z. Bytyqi ishte anëtar i Komitetit të Kërkimit dhe Udhëzimit të IADI, Nënkomisioni mbi Raportin e Fondit të Sigurimit të Depozitave. Ai gjithashtu kontribuoi në Grupin Punues të EFDI mbi “Sistemi i primeve të bazuara në rrezik për skemat e sigurimit të depozitave”. Z. Bytyqi mban një diplomë Master me specializim në Menaxhimin Financiar nga Universiteti i Delaware (SHBA). Z. Bytyqi është pranues i nga programi i bursave “Kosovo American Fund (KAEF)”. Ai është pranues I Çmimit të BQK-së për Ekonomistë të Rinj. Z. Bytyqi aktualisht është kandidat i Programit për Analist Financiar (CFA).