Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK takoi Misionin e Asistencës Teknike të FMN-së për të diskutuar mbi rolin FSDK -së dhe zhvillimet e fundit në sistemin e sigurimit të depozitave në Kosovë

Komunikatë për shtyp

Prishtinë, 09 shtator 2025 – Drejtoresha Menaxhuese e Fondit për Sigurimin e Depozitave në Kosovë (FSDK), Znj. Shqipe Devaja, së bashku me zyrtaren e lartë të kompenzimit Znj Lirika Ulaj, takoi Misionin e Asistencës Teknike (AT) nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), kryesuar nga Z. Sebastien Clanet nga Departamenti për Tregje Monetare dhe të Kapitalit (MCM) i FMN-së dhe ekipi i tij.

Z.Clanet prezantoi objektivat e këtij Misioni të Asistencës Teknike të Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar. Znj. Devaja shprehu vlerësimin e saj për rolin e FMN-së në mbështetjen e reformave të sektorit financiar dhe informoi ekipin e FMN-së mbi zhvillimet e fundit në sistemin e sigurimit të depozitave në Republikën e Kosovës.

Diskutimet u përqendruan në rolin e FSDK-së në stabilitetin financiar, zhvillimet e fundit në sistemin e sigurimit të depozitave në Republikën e Kosovës dhe objektivat strategjike të FSDK-së që synojnë forcimin e mëtejshëm të sistemit të sigurimit të depozitave. Po ashtu u diskutuan reformat e pritshme të politikave publike dhe legjislative, mbulueshmëria adekuate e sigurimit të depozitave dhe financimit, dhe roli i FSDK-së në përmbylljen e bankave.