Premiumet

Back to top

Premiumet

Ka dy lloje të premiumeve të sigurimit të depozitave: premiumet fillestare të cilat duhet të paguhen nga bankat e licencuara rishtas (0.3% e kapitalit fillestar) pas fillimit të anëtarësisë së tyre në FSDK dhe premiumet e vazhdueshme të cilat të gjitha institucionet anëtare të duhet të e paguajnë rregullisht në baza tremujore.

FSDK kalkulon premiumin diferencues midis institucioneve për të diferencuar nivelin e rrezikut në bazë të ekzaminimit nga ana e BQK-së për secilën bankë. Bankat anëtare paguajnë premiumet e sigurimit në nivel proporcional me rrezikun e tyre relativ ndaj Fondit të Sigurimit të Depozitave “FSD”, d.m.th., premium më i lartë për anëtarët me profilin e lartë të rrezikut. FSDK aplikon norma diferenciale të premiumeve duke u bazuar në vlerësimin e përgjithshëm të BQK-së, ku bankat anëtare  me notë më të lartë paguajnë 0.75% në vit të shumës totale e depozitave të siguruara ndërsa bankat me notë më të ulët do të duhet të paguajë 1.50% në vit.

.

 

Norma aktuale të premiumit diferencial

Nota e ekzaminimitPremium (%) p.a.
Nota 1 bankat0.75%
Nota 2 bankat0.95%
Nota 3 bankat1.20%
Nota 4 bankat1.45%
Nota 5 bankat1.50%