Home » Publikimet »
Arritjet dhe aktivitetet kryesore të FSDK-së
Arritjet dhe aktivitetet kryesore të FSDK-së
2013
- Shkurt 2013: FSDK u anëtarësua në Shoqatën Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (IADI).
- Shkurt 2013: Anëtar i ri TURKİYE İS BANKASİ A.S. u anëtarësua në skemën e sigurimit të depozitave të Kosovës
- Mars 2013: Në Budapest u mbajt seanca studimore në lidhje me Sistemin e TI-së së Fondit Kombëtar të Sigurimit të Depozitave të Hungarisë (OBA) për çështjen e pagesës dhe punën e përgjithshme afariste të OBA-së.
- Maj 2013: FSDK-ja mbajti konferencën e saj vjetore për shtyp ku është paraqitur Raporti Vjetor i vitit 2012
- Shtator 2013: Në Romë u mbajt Takimin Vjetor dhe Konferenca Ndërkombëtare e Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave (EFDI) mbi “Rolet e SKG-së, ICS-së dhe Fondit për Zgjidhjen e Krizave në Dhënien e Mbrojtjes për Konsumatorin dhe Stabilitetin Financiar”
- Tetor-Nëntor 2013: Në Berlin u mbajt punëtoria e GBDS-së si një ngjarje vjetore dhe temat kryesore të diskutuara ishin: Menaxhimi i Investimeve, Monitorimi i Riskut të FSDK-së, Ndërgjegjësimi Publik dhe para-prezantimi i progresit të përgjithshëm të FSDK-së.
- Nëntor 2013: Në Buenos Aires, Argjentinë u mbajt Takimi i 12-të i Përgjithshëm Vjetor i Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave(IADI) si dhe Konferenca Vjetore 2013
- Nëntor 2013: Në Budapest u mbajt sesioni studimorë në lidhje me Sistemin e TI-së së Fondit Kombëtar të Sigurimit të Depozitave të Hungarisë (OBA) për çështjen e pagesës.
- Dhjetor 2013: Në Taipei të Tajvan-it u mbajt Programi për Trajnimin Ekzekutiv për Menaxhimin e Kërkesave – Rimbursimi tek Depozitarët e Siguruar i IADI-it për vitin 2013