Zyrtare e Lartë për Administratë, Prokurim dhe Burime Njerëzore
Fatmire Bajrami është Zyrtare e Lartë për Administratë, Prokurim dhe Burime Njerëzore në Fondin e Sigurimit të Depozitave në Kosovë. Në rolin i saj në fushën e administratës Znj. Bajrami është përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të shërbimeve të përgjithshme për zyrën, stafin si dhe ekzekutimin e punëve administrative. Znj. Bajrami është përgjegjëse për menaxhimin e prokurimit sipas legjislacionit të prokurimit në FSDK-së, po ashtu është përgjegjëse për menaxhimin e burimeve njerëzore si dhe organizimin e ngjarjeve në FSDK.
Fatmirja ka përvojë pune dhjetë vjeçare në FSDK, si dhe para punësimit në FSDK ka qenë e angazhuar në një kompani me veprimtari juridike.
Znj. Bajrami është juriste me profesion dhe mban titullin Baçelor i Drejtësisë, nga Universiteti i Prishtinës.