Fatmire Bajrami

Back to top

Zyrtare Administrative

Znj. Fatmire Bajrami është Zyrtare Administrative në Fondin e Sigurimit të Depozitave në Kosovë që nga korriku i vitit 2014. Znj. Bajrami ka më shumë se 9 vjet përvojë pune në sektorin publik dhe atë privat.

Para angazhimit në FSDK, ajo ka qenë e punësuar në kompani private në pozitën e asistentes për çështje juridike. Në FSDK, Fatmirja është përgjegjëse për ekzekutimin e punëve administrative të institucionit, organizimin e ngjarjeve të FSDK-së, mbështetjen e prokurimit si dhe mbështetjen logjistike për stafin.

Fatmirja është juriste me profesion dhe mban titullin Bachellor i Drejtësisë, nga Universiteti i Prishtinës.