Fetije Ukaj

Back to top

Anëtare e Bordit Menaxhues

Znj. Fetije Ukaj me datë 01 korrik 2021 është emëruar Anëtare e Bordit Menaxhues të FSDK-së, në cilësinë e ekspertes auditore e çertifikuar.

Znj. Ukaj ka përvoje pune mbi 15 vite në pozita menaxhuese dhe këshilluese, në njësitë dhe proceset e kontabilitetit, financave dhe auditimit të brendshëm. Punësimet dhe angazhimet kanë qenë në entitete dhe biznese të veprimtarive të ndryshme si media, energjetiskë, shërbime aeroporti, shërbime të sigurimit dhe projekte ndërkombëtare.

Znj. Ukaj në cilësinë e Menaxheres së Financave dhe Kontabiliteti, ka kontribuar në Projekte ndërkombëtare si mbështetje Ministrisë së Bujqësisë nga Qeveria Frangjeze/BDPA Pasc dhe Kryqit të kuq Danez, ndërsa në cilësinë e Këshilltares Financiare në projektin nga EAR /Corporate Solutions, mbështetje për planifikim strategjik të KOSTT-it.

Përvoja e saj e punës dëshmohet gjithashtu në ndërmarrjen publike Aeroporti Ndërkombëtari Prishtinës në pozitë të Menaxheres së Zyrës së Auditimit të Brendshëm, dhe në Kompani të Sigurimit Illyria në pozitë të Drejtoreshës së Zyrës së Auditimit të Brendshëm.

Znj. Ukaj mban titullin e Magjistres në Financa dhe Kontabilitet. Ajo ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Prishtinë dhe është Auditore e Certifikuar nga SCAAK-u.