Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) është një institucion i pavarur i themeluar në Maj të vitit 2011 me Ligjin mbi Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për Institucionet Financiare në Kosovë (Ligji Nr.03/L-216) me qëllim të mbrojtjes së depozitorëve të vegjël nga humbja në rast të revokimit të licencës dhe mbylljes së bankës, si dhe të mbështesë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në arritjen e qëllimit të saj për rritjen e sigurisë, solvencës dhe funksionimit efikas të një sistemi stabil, të bazuar në ekonominë e tregut.
Mandati kryesor i FSDK-së është për të siguruar depozitat e personave fizik dhe juridik në çdo institucion anëtarë dhe të kompensojë depozitorët e siguruar deri në limitin e sigurimit brenda tridhjetë (30) ditëve në rast të falimentimit të një bankesipas kritereve të përcaktuara në Ligjet për Sigurimin e Depozitave. FSDK menaxhon procesin e kompensimit të depozitorëve të siguruar, kur Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) revokon licencën dhe mbyll një bankë.
Si një skemë me mandat të kufizuar (“paybox”), ndër përgjegjësitë të tjera shtesë të FSDK përfshijnë: përcaktimin dhe mbledhjen e premiumeve të sigurimit; investimin e fondeve të akomuluara; bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Kosovës dhe siguruesit e tjerë të depozitave. FSDK aplikon sistemin e premiumeve të bazuar në rrezik, bazuar në vlerësimet e ekzaminimit të ofruara nga Banka Qendrore me depozita të siguruara si bazë e vlerësimit.
Themelimi i skemës “ex-ante” është iniciuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës me mbështetje nga Qeveria Gjermane (nëpërmjet KfW) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në ofrimin e kontributit të kapitalit në shumën prej 15.5 milion euro. Përveç kësaj qeveria gjermane (nëpërmjet KfW-së) ka ofruar një kontribut shtesë prej 2 milion euro në mbështetje të rritjes së limit të sigurimit.