Albulena Aliu Fetai

Back to top

Zyrtare e Lartë

Znj. Albulena Aliu Fetai është Zyrtare e Lartë në Fondin e Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) që nga muaji Maj 2021. Në rolin e saj në FSDK, Znj. Aliu Fetai mbulon fushën e mbrojtjes së depozitorëve me fokus në vetëdijesimin e publikut lidhur me të drejtat dhe limitet e Sistemit të Sigurimit të Depozitave, si dhe promovimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në raport me Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe Institucionet Ndërkombëtare për Sigurimin e Depozitave. Për më tepër, znj. Aliu Fetai mbulon edhe fushën e menaxhimit të rrezikut të institucionit.

Albulena ka përvojë mbi 10 vjeçare në sektorin financiar, ku para angazhimit të saj në FSDK ka qenë pjesë e sektorit bankar e angazhuar kryesisht në fushën e menaxhimit të rrezikut, me fokus në menaxhimin e rrezikut të tregut, likuiditetit, dhe atij operacional, si dhe menaxhimin e rrezikut të pajtueshmërisë, ku ka ofruar kontribut të vazhdueshëm në projekte dhe aktivitete të ndryshme në këto fusha për avancimin e tyre.

Znj. Aliu Fetai mban titullin e magjistres në Banka dhe Financa nga Universiteti i Shefilldit. Ajo ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës.

Aktualisht, Albulena është duke ndjekur studimet në fushën e financave në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar (ACCA).