Komunikatë për shtyp

Back to top

Mbahet takimi i grupit punues për Stres Teste, i organizuar nga Forumi Evropian i Siguruesve të Depozitave (EFDI)

Komunikatë për shtyp

Përfaqësuesit nga FSDK, Zyrtarja e Lartë për Kompensim dhe Zyrtari i Lartë i Teknologjisë (TI) së Informacionit, morën pjesë në takimin e mbajtur me grupin punues për Stres Teste, të mirëpritur nga Fondi i Garancisë së Depozitave dhe Investimeve të Greqisë (TEKE) dhe i organizuar nga EFDI.

Diskutimi u zhvillua rreth sfidave me të cilat përballen siguruesit e depozitave gjatë organizimit dhe ekzekutimit të stres testeve, adaptimin e zgjidhjeve, sfidat në vlerësimin/raportimin e rezultateve të testeve në përputhje me dispozitat e raportimit dhe udhëzimet në fuqi të Autoritetit Evropian Bankar (EBA).

Po ashtu, u prezantuan ide për simulimet e krizave të ardhshme, testimet e rregullta të Pamjes së Vetme të Klientit (Single Customer View – SCV) si dhe kalimet nga rishikimet manuale në rishikimin e SCV-së të bazuar në TI.

Në shtesë, u diskutuan sfidat ndaj sulmeve të mundshme kibernetike që mund të ndikojnë në përmbushjen e objektivave të siguruesve të depozitave, masat mbrojtëse, detektimin dhe përgjigjet ndaj sulmeve të tilla.