Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK mbanë simulim të kompenzimit të depozitorëve

Komunikatë për shtyp

Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovë udhëhequr nga Drejtoresha Menaxhuese znj. Arijeta Neziraj Elshani, sot me datë 09.02.2023 ka mbajtur një ushtrim simulimi me temë:

“Simulim i Procesit të Kompensimit”.

 Ky ushtrim kishte për qëllim rritjen e nivelit profesional dhe kapaciteteve siguruese dhe kompensuese në drejtim të përgatitjes për një ngjarje kompensimi të depozitorëve.

Ndër aktivitetet kryesore që u simuluan në këtë ushtrim të rradhës ishin kryerja e pagesave sipas listës së kompensimit të përgatitur nga “likuidatori”, gatishmëria operacionale dhe procedurale e Bankës Agjente për kryerjen e pagesës së kompensimit, si edhe gatishmëria e faqes zyrtare të internetit të FSDK-së si një nga kanalet kryesore të informacionit dhe komunikimit me publikun e gjerë dhe depozituesin në veçanti.

Ushtrimi i Simulimit rezultoi i suksesshëm. Gjatë gjithë procesit mbizotëroi fryma e bashkëpunimit kolegial, respektimi i detyrave të secilit punonjës, koordinimi i veprimeve dhe shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet tyre.