Komunikatë për shtyp

Back to top

Stafi i FSDK-së ka përfunduar vizitën studimore në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kursimeve të Turqisë (SDIF)

Komunikatë për shtyp

Më 12 dhjetor 2023, stafi i FSDK-së është pritur në vizitë studimore nga Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kursimeve të Turqisë (SDIF) në Stamboll. Kjo vizitë është realizuar në kuadër të bashkëpunimit bilateral shumë vjeçar në mes të FSDK-së dhe SDIF  në shkëmbim e përvojave dhe njohurive në fushën e sigurimit të depozitave.

Qëllimi i vizitës studimore ishte informimi mbi procedurat dhe procesin e kompensimit të depozitorëve në ngjarjen e siguruar në SDIF. Vizita të tilla studimore në juridiksionet të cilat kanë pasur procese të kompenzimit ndihmojnë në shkëmbimin e praktikave më të mira në procesin e kompensimit të depozitorëve në rast të ngjarjes së siguruar.