Komunikatë për shtyp

Back to top

Përfaqësuesit e FSDK-së janë duke marrë pjesë në Takimin e Përgjithshëm dhe Konferencën Vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Siguruesve të Depozitave (IADI) që është duke u mbajtur në Boston, SHBA

Komunikatë për shtyp

Përfaqësuesit e FSDK-së janë duke marrë pjesë në Takimin e Përgjithshëm dhe Konferencën Vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Siguruesve të Depozitave (IADI) që është duke u mbajtur në Boston, SHBA

Asociacioni Ndërkombëtar i Siguruesve të Depozitave (IADI), ku FSDK është anëtare e plotë, është duke mbajtur Takimin e Përgjithshëm dhe Konferencën Vjetore për vitin 2023 përgjatë periudhës 25-29 Shtator në Boston, SHBA, e organizuar nga Korporata për Sigurimin e Aksioneve të Unioneve Kreditore të Masaçusets. Në këtë konferencë FSDK u përfaqësua nga u.d. e Drejtores Menaxhuese, znj. Shqipe Devaja dhe z. Vllaznim Bytyqi, Zyrtar i Lartë i Financave.

Tema kryesore e kësaj konference është “Menaxhimi i suksesshëm i rrezikut sistemik: Sigurimi i depozitave në një botë të trazuar”. Në këtë konferencë do të mbahen diskutime në pesë panele të ndryshme me fokus në sigurimin e depozitave duke marrë shkas nga kriza e fundit bankare (dështimi i bankës Silicon Valley): si mësimet e nxjerra nga trazirat e fundit, shqyrtimi i mbulueshmërisë së depozitave, sigurimi i depozitave dhe rregullimi, si dhe roli i siguruesve të depozitave në zgjidhjen e bankave.

Përveç pjesëmarrjes në konferencë, përfaqësuesit e FSDK-së do të marrin pjesë edhe në komitetet respektive rajonale dhe teknike ku do të prezantohet puna e grupeve të ndryshme punuese  dhe çështje tjera.