Komunikatë për shtyp

Back to top

Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së mori pjesë në Konferencën Vjetore të Panairit Financiar 2015 të organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës

Komunikatë për shtyp

Më datë 30.09.2015 Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, Violeta Arifi – Krasniqi mori pjesë në Konferencën Vjetore të organizuar në kuadër të Panarit Financiar 2015 me temën: “Financimi i Progresit në Kosovë”.

Në kuadër të temës është diskutuar financimi i agrobiznesit, Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive si dhe barrierat e përgjithshme në qasje në financa për bizneset e vogla dhe të mesme.  Pjesëmarrës në panel ishin përfaqësuesit e lartë të institucioneve përgjegjëse si Banka Qendrore e Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Banka Botërore, sektori bankar dhe i sigurimeve, etj.