Komunikatë për shtyp

Back to top

Drejtoresha Menaxhuese përfaqësoi FSDK në takimin e 35-të të Komitetit Rajonal të IADI-it dhe Konferencën Ndërkombëtare

Komunikatë për shtyp

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit për Sigurimin e Depozitave në Kosovë, Znj. Violeta Arifi- Krasniqi morri pjesë në Takimin e 35-të Vjetor të Komitetit Rajonal të Evropës “KRE” në kuadër Asociacionit Ndërkombëtar të Siguruesve të Depozitave (IADI) që u mbajt me 5 Prill 2017. Në takim u arrit të miratohen të gjitha pikat e parapara me rend të ditës dhe u diskutua progresi i punës së Komitetit si dhe dy Hulumtime për të cilat u vendos ti dorëzohen Komitetit për Hulumtime. Në kuadër të takimit Drejtoresha Menaxhuese, Znj. Violeta Arifi- Krasniqi raportoi për progresin e FSDK-së ku vuri në theks sigurimin e linjës së dytë kreditore me BERZH-in si dhe hartimin e propozimeve për avancimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. KRE gjithashtu ka mbajtur punëtorinë për asistence teknike për Burimet e Fondeve dhe shfrytëzimi i tyre që ka trajtuar kriteret themelore të Parimit të 9-të Themelor të IADI-it dhe përvojat nga vendet e ndryshme.

Në kuadër të së njëjtës ngjarje Drejtoresha Menaxhuese, Znj. Violeta Arifi- Krasniqi morri pjesë edhe në Konferencën Ndërkombëtare të KRE-së me temën: Trajtimi i Krizave Bankare: Ku jemi ne sot?, e mbajtur me 7 Prill 2017, që trajtoi temat në tri sesione të ndryshme: 1. Stabiliteti Financiar, Regullativa dhe Ndihmat Shtetërore: A kemi gjetur Balancën e Drejtë?; 2. Ndarjen e barrës së dështimeve bankare dhe 3. Roli i SSD-ve në sistemin e gjerë për Përgatitje për Kriza dhe Menaxhimin e Krizave.