Komunikatë për shtyp

Back to top

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë më datë 30.06.2016 publikoi raportin vjetor për vitin 2015

Komunikatë për shtyp

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) publikoi sot raportin vjetor për vitin 2015, të miratuar nga Bordi Menaxhues më datë 20.04.2016, që vë në pah performancën pesë vjeçare të institucionit të detajuar në pjesën e raportit: Progresi pesëvjeçar!

Fillimisht në raport theksohet falënderimi i veçantë për Qeverinë Gjermane (përmes KfW), Qeverinë e Kosovës (përmes Ministrisë së Financave), Shoqatën Ndërkombëtare për Zhvillim (përmes Bankës Botërore) dhe Bankën Qendrore të Kosovës për themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave në Kosovë i cili kompletoi peizazhin e rrjetit të sigurisë!

Për vitin 2015 si arritje kryesore theksohet vlerësimi i pajtueshmërisë me Parimet Themelore të IADI-it për Sisteme Efektive të Sigurimit të Depozitave dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Grantit me BERZH-in për zhvillimin dhe implementimin e Sistemit të Kompensimit të Depozitorëve (SKD) në vlerë prej € 255,523.34  me bashkë-financim nga FSDK-ja.

Urojmë që raporti vjetor është mjaftueshëm njoftues dhe do të shërbej, jo vetëm për t’u njoftuar për aktivitetet tona vjetore dhe performancën, por gjithashtu të jetë libër udhëzimi për të mësuar mbi konceptet e sistemit të sigurimit të depozitave në Kosovë.

Për të parë versionin e plotë të raportit vjetor të FSDK-së për vitin 2015, ju lutem të qaseni në linkun e mëposhtëm:

http://www.fsdk.org/sq/publikimet/raportet-vjetore