Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK bëhet anëtari më i ri dhe i 58-të i EFDI-së

Komunikatë për shtyp

 

 

FSDK bëhet anëtari më i ri dhe i 58-të i Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave – EFDI. Njoftimi zyrtar u komunikua më 4 korrik 2017 nga Kryetari i EFDI-së, z. Thierry Dissaux nga Fonds de Garantie des Dépôts et Résolution, Francë.

Bordi i EFDI-së zyrtarisht e pranoi kërkesën e FSDK-së për anëtarësim në mbledhjen e 28 qershorit 2017.  Anëtarësimi u bë i mundur pas ndryshimit të Statutit që u bë në muajin maj.

EFDI është një shoqatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse, e inkorporuar në Belgjikë. Ai i ka 56 anëtarë të plotë, d.m.th. 56 Skema për Garanci të Depozitave (DGS) dhe 10 Skema për Kompensim të Investitorëve, nga 44 vende që janë shtete anëtare të Këshillit të Evropës të cilat i përfaqësojnë siguruesit e depozitave dhe skemat për kompensimin e investitorëve nga e gjithë Evropa.

Synimi i EFDI-së që t’i kontribuohet stabilitetit të sistemeve financiare duke e promovuar bashkëpunimin evropian në fushën e sigurimit të depozitave dhe lehtësimin e diskutimit dhe shkëmbimit të ekspertizës dhe të informatave për çështjet që janë me interes dhe paraqesin shqetësime të përbashkëta.

EFDI gjithashtu shërben si një forum për diskutim dhe për ndarjen e informatave mes DGS-ve evropiane lidhur me çështjet e përbashkëta, siç janë (i) shkëmbimi i përvojave për zbatimin e Direktivave të BE-së për Skemat e Garancisë së Depozitave; (ii) bashkëpunimi ndërkufitar; dhe (iii) zhvillimet e monitorimit në rregulloret Evropiane për mbrojtjen e depozitave dhe për stabilitetin financiar.

Në mënyrë që EFDI t’i përmbushë objektivat e tij, ai i ka krijuar disa komisione të përhershme dhe grupe të punës.

EFDI brenda Grupit Punues për Hulumtime i ka ngritur disa nën-grupe pune për t’u marrë me tema të veçanta siç janë sistemet të premiumeve që bazohen në rrezik, testet e stresit dhe bazat e të dhënave.

EFDI ka marrëdhënie të ngushtë pune me organizatat e mëdha evropiane, ndërkombëtare dhe akademike, sidomos me Komisionin Evropian (KE), Bankën Qendrore Evropiane (BQE), Autoritetin Bankar Evropian (EBA), Bankën Botërore (BB), Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Tryezën Evropiane për Shërbime Financiare (EFSR), Federatën Evropiane të Bankave (EBF) dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (IADI), me të cilat ajo zhvillon marrëdhënie të forta.

FSDK-ja do të përfitojë nga anëtarësimi i saj në EFDI në rrugën e saj drejt harmonizimit me direktivat e BE-së për Skemat e Garancisë së Depozitave.

 

Për më shumë informata rreth EFDI-së, vizitoni: www.efdi.eu