Komunikatë për shtyp

Back to top

Shtator 2014: FSDK përfaqësohet në Konferencën Ndërkombëtare organizuar nga EFDI – Forumi i Siguruesve të Depozitave në Evropë

Komunikatë për shtyp

FSDK është përfaqësuar në Konferencën Ndëkombëtare me temën `Sistemi i Sigurimit të Depozitave në një mjedis të ri rregullativ`, që u mbajt në seline e Bankës Qendrore të Rumanisë, në Bukuresht nga 22 deri më 24 shtator 2014.  Në fokus të konferencës ishin çështjet që ndërlidhen me ndryshimet e reja rregullative në Evrope. Po ashtu u diskutua për sfidat e Siguruesve të Depozitave dhe definimin e rolit në kornizën e re rregullative për zgjidhjen e bankave, si dhe një session pune është dedikuar në diskutim të temës së qeverisjes së mirë dhe organizatave efektive.  Konferenca Ndëkombëtare është organizuar nga Forumi Evropian i Siguruesve të Depozitave në bashkëpunim me Fondin Garantues të Depozitave të Rumanisë, anëtare mbështetese.