Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave “EFDI”

Komunikatë për shtyp

Nga data 11.09.2017-13.09.2017, tre përfaqësues  nga Fondi për Sigurimin e Depozitave në Kosovë, Drejtoresha Znj. Violeta Arifi-Krasniqi, Anëtari i Bordit Zt, Bekim Berisha dhe Zyrtarja e Lartë Ligjore Znj. Shqipe Devaja morën pjesë në Asamblene Vjetore të Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave dhe Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Forumi Evropian i Siguruesve të Depozitave “EFDI”, ku nikoqire e ngjarjes ishte Agjencia për Sigurimin e Depozitave të Norvegjisë.

FSDK merr pjesë për herë të parë si anëtare e EFDI-t- në Asamblene Vjetore të Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave; Znj. Arfi Krasniqi  u mirëprit nga dhe nga Kryesuesi i EFDI z. Tierry Dissauxx  dhe  të pranishmit dhe u ftua për një fjalë rasti.

Gjatë Asamblese u raportuan raporte nga Thesari dhe Auditori si dhe  u aprovuan pasqyrat financiare të vitit 2016; u aprovua buxheti i vitit 2017 si dhe buxheti i vitit 2018 dhe tarifat e anëtarësise. Gjithashtu është  bërë zgjedhja e Anëtarit të Bordit të EFDIT si dhe të zëvendës kryesuesit.

Konferenca ndërkombëtare shtjelloi temën “ Zgjidhjet e reja  ndaj sfidave të  ngritura nga nje ambient vazhdimisht i ndryshueshëm”. U diskutua mbi eksperiencën e fillestarëve dhe institucioneve të avancuara në  stres  testim,  sfidat  e  hasura dhe zgjidhja për to,  si dhe u diskutuan çështjet kryesore të hasura gjatë implementimit të programeve të stres testimit si dhe mësimet e mësuara nga to.

Në kuadër të ngjarjes gjithashtu u diskutua mbi sfidat ditore të skemave të kompenzimit të depozitorëve si dhe skemave të kompenzimit të investitorëve në një ambient të ndryshueshëm vazhdimisht.