Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK morri pjesë në inaugurimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Komunikatë për shtyp

Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, Znj. Violeta Arifi-Krasniqi morri pjesë në inaugurimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Kjo ngjarje me rëndësi është organizuar me 26 prill 2016 ndërsa për rëndësinë e krijimit të Fondi për Garanci Kreditore kanë mbajtur fjalim Kryeministri i Kosovës Zt. Isa Mustafa, Kryetari i Kuvendit Zt. Kadri Veseli, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Zt. Bedri Hamza, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Zt. Greg Delawie dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Znj. Angelika Veits.

Kjo ngjarje është organizuar me mbështetje të USAID-it, përmes Programit për Mbështetjen e kredive EMPOWER, dhe Qeverise së Kosovës, përmes Zyrës së Kryeministrit.