Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK morri pjesë në Konferencën mbi zgjidhjen e bankave, menaxhimin e krizave dhe cështjeve lidhur me sigurimin e depozitave

Komunikatë për shtyp

Tre përfaqësues nga Fondi për Sigurimin e Depozitave në Kosovë, Drejtoresha Znj. Violeta Arifi-Krasniqi dhe Znj. Lirika Ulaj dhe Z. Besmir Kuqi  morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar bashkarisht nga Instituti për Stabilitet Financiarë (FSI) i Bankës për Rregullime Ndërkombëtare (BIS) dhe Asociacionit Ndërkombëtarë të Siguruesve të Depozitave (IADI).

Në këtë Konferencën u prezantuan tema mbi zbatimin e metodave të reja në zgjedhjen e bankave të mëdha si Bail-in, Kapitali i konvertueshëm kontingjent dhe TLAC prej perspektivës së Siguruesve të depozitave dhe strategjitë tjera të zgjedhjes së bankave, gjithashtu u shtjelluan edhe tema të tjera si: Zbulimi në kohë i dobësive të Bankës dhe ndërhyrja e hershme: Kur duhet të intervenohet?  Sfidat në zgjidhjen e Bankave: Vështrime mbi aftësinë paguese dhe financimin e likuiditetit, Vlerësimi i rrezikut dhe përcaktimi i vlerës së tregut të Bankës në falimentim, Mësimet e marra nga rasti i falimentimi të Firmës ‘Lehman Brothers’ dhe Krizës financiare,  Mësimet e marra nga rasti i Qipros në Rimëkëmbjen dhe zgjidhjen e Bankës.