Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK morri pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave

Komunikatë për shtyp

Dy përfaqësueses nga Fondi për Sigurimin e Depozitave në Kosovë, Drejtoresha Znj. Violeta Arifi-Krasniqi dhe Znj. Fatmire Bajrami morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Forumi Evropian i Siguruesve të Depozitave “EFDI”, ku nikoqire e ngjarjes ishte Agjencia për Sigurimin e Depozitave të Lituanisë. Konferenca shtjelloi temën: Harmonizimi kundrejt Centralizimit – A është “EDIS”, Sistemi Evropian i Sigurimit të Depozitave, rrugë për tu ndjekur? Konferenca vuri në pah dy këndvështrime të kundërta, ku njëra palë ka shprehur mbështetjen e centralizimit të sistemit të sigurimit të depozitave në nivel evropian me argumentin se arkitektura për stabilitet financiare do të kompletohet me themelim të EDIS. Ndërsa pala tjetër avokonte të kundërtën që sistemet e sigurimit të depozitave duhet të mbeten në nivel kombëtar për të siguruar afërsinë me depozituesite dhe mbajtjen e konfidencës.

photo

 

 

 

 

 

Në kuadër të ngjarjes një sesion është kushtuar prezantimit të Fondeve për Kompensim të Investitorëve në nivel ndërkombëtar, ku janë bërë prezantime nga agjensionet si Kina, Japonia, Suedia, Serbia, Lituania, Litenshtajni, Italia, Irlanda, Gjeorgjia, Greqia, Bullgaria, Islanda, Franca, Gjermania, Çekia. Të gjitha agjencitë prezantuan historikun dhe karakteristikat e Skemave të Kompenzimit të Investitoreve – “ICS”. Ndër tema tjera, janë prezantuar përvojat e dy shteteve ne kompensim te investitorëve, atë të Britanisë së Madhe dhe Hungarisë.