Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK morri pjesë në tryezë diskutimi të organizuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen të Dhënave Personale

Komunikatë për shtyp

Me datën 19 maj 2016, FSDK u përfaqësua nga Znj. Lirika Ulaj dhe Zt. Besmir Kuqi në tryezë diskutimi të organizuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen  të Dhënave Personale në sektorin financiar, në këtë tryezë si pjesë të diskutimit ishin: Udhëzimet e përgjithshme për zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin financiar (ZMDHP), shpjegime rreth kornizës së përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave personale në sektorin financiar si dhe roli i ZMDH-së (Zyrtarit të mbrojtës së dhënave) dhe parimet e performancës së këtij zyrtari.

23_05_2016_2052852_20160519_154503Vlen të theksohet që në këtë tryezë është shpërndarë edhe udhëzuesi për ZMDHP për sektorin financiar. Ky udhëzues është një manual themelor për zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale në këtë sektor, i cili identifikon temat kryesore që duhen marrë parasysh gjatë procesit të përpunimit të të dhënave.