Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK në bashkëpunim me bankat anëtare gjatë periudhës 14-18 shkurt 2022 kanë realizuar testimin e Sistemit për Kompensimin e Depozitave (SKD)

Komunikatë për shtyp

Në mënyrë që të sigurohet gatishmëria operacionale e FSDK-së për përmbushjen e mandatit të saj për mbrojtjen e depozitorëve të vegjël dhe për të kontribuar në stabilitetin financiar, FSDK së bashku me bankat anëtare ka realizuar testimin e SKD-së.

Qëllimi i këtij testimi është që të sigurohet një proces i shpejtë, efikas dhe në kohë i kompensimit të depozitorëve në rast të mbylljes së ndonjë banke nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK).

Ky është një proces i rregullt që realizohet nga FSDK në bashkëpunim më bankat anëtare ashtu që në vazhdimësi të përmirësohet kualiteti i të dhënave të depozitorëve dhe të sigurohet raportim nga bankat sipas afatit të përcaktuar me rregullën e FSDK-së.